Parlamenti Evropian kërkon nga Izraeli ndërprerjen e kolonizimit

18.05.2017 20:29:13

Deputetët evropianë i kërkuan sot Izraelit t’i japë fund ndërtimit të kolonive të reja hebreje në territoret palestineze, një politikë që sipas tyre garanton çdo perspektivë për paqe në Lindjen e Mesme.

 

Në një rezolutë të miratuar në Strasburg, Parlamenti Evropian rikonfirmoi mbështetjen e fortë për një zgjidhje të konfliktit izraelo-palestinez bazuar një bashkëjetesë e dy shteteve, në bazë të kufijve të vitit 1967.

Duke nënvizuar rëndësinë e një rifillimi sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave mes palëve, Parlamenti dënon politikën e vazhdueshme të kolonizimit dhe u kërkon autoriteteve izraelite t’i japin fund menjëherë vendbanimeve të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe të angazhohen akoma më shumë për perspektivat për një zgjidhje të bazuar në bashkëjetesën e dy shteteve.