Pas dy humbjeve radhazi, Sanchez i “jep një dorë” Arsenal të kthehet te fitorja

11.02.2017 15:58:21

Arsenal rikthehet te fitorja duke mundur Hull në “Emirates” me rezultatin 2:0. Ishte një ndeshje delikate për djemtë e Arsene Wenger por Alexis Sanchez tregohet edhe njëherë vendimtar me dy golat e tij (njëri i shënuar me dorë) duke u bërë lojtari i parë që shënon dy ose më shumë gola kundër të njëjtit ekip në tre ndeshje radhazi në Premier League.

Një mot i zymtë në Londër teksa Arsenal zbret në fushë pas dy humbjeve radhazi me Watford dhe Chelsea. Por ekipet fillojnë që në sekondën e parë misionin e tyre, me Topçinjtë që sulmojnë me shumë forca dhe Hull që kërkon të mbrohet duke shfrytëzuar kundërsulmin.

Arsenali tani ngjitet në vendin e tretë në tabelë (50) barazon me pikë Totenhemin e vendit të dytë, poashtu 9 pikë larg Chealsat që mban vëndin e parë, por të dyja kanë një lojë më pak të zhvilluar.