Pas Hoxhajt, edhe Thaçi i reagon ministrit sllovak: Shteti juaj ta njohë pavarësinë e Kosovës

05.01.2019 00:23:44

Pas zëvendëskryeministrit Hoxhaj, ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajacak, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

I njëjti për mediat serbe ishte shprehur kundër një korrigjimi të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net.

E njëjtë sikur Hoxhaj, edhe presidenti Thaçi e ka këshilluar Lajcakun që shteti i tij fillimisht ta njohë Kosovën.

Në një postim në Tëitter, Thaçi është shprehur se Pavrësia, ushtria dhe barazia e Kosovës në Europë është e padiskutueshme.

Ky është postimi i Thaçit:

I nderuar ish kolegu, Miroslav Lajcak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën – ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vienë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Europë janë të panegociueshme.