Pas tentim puçit zhduket oficeri detar turk në ShBA

11.08.2016 12:47:56

Një oficer detar turk, i cili po punonte në Shtetet e Bashkuara, është zhdukur dhe ka dështuar që të raportojnë në Turqi pas tentim puçit.

Sipas agjencisë turke të lajmeve, Anadolu, e cila e ka cituar një zyrtar në Ambasadën e Turqisë në Uashington, admirali detar Mustafa Ugurlu, e kishte lënë letërnjoftimin identifikues dhe bagazhin në bazën e tij më 22 korrik dhe që nga ajo kohë nuk është dëgjuar më nga ai, përcjell Express.

Zyrtarët turq nuk kanë mundur të konfirmojnë raportët se Ugurlu po kërkonte azil në Shtetet e Bashkuara.

Në anën tjetër, Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka thënë se nuk komenton e as nuk merret me raste të azilit.