“Pasojat e luftës kundër terrorizimit, të mos i vuajnë emigrantët”

14.09.2016 10:32:55

Në Tiranë po mban punimet një konferencë ndërkombëtare e organizuar nga OSBE kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të selive diplomatike ndërkombëtare në Shqipëri, të komuniteteve fetare të ndryshme dhe ekspertë të sigurisë.Në fjalën e mbajtur, ambasadori amerikan, Donald Lu tha se terrorizmi është një kërcënim global dhe të tillë e kërkon edhe përgjigjen, duke iu referuar këtu ISIS-it.

“ISIS është një ideologji ndaj përbën kërcënim serioz për Evropën dhe përtej Evropës”, tha Lu. Nga ana e saj, ambasadorja Romana Vlahutin kërkoi që të bëhet kujdes që pasojat e luftës kundër terrorizmit të mos i vuajnë emigrantë të pafajshëm.

 

“Lidhja mes emigracionit dhe ekstremizmit nuk duhet të rëndojë mbi emigrantët që u largohen zonave në luftë”, deklaroi ajo.