Pavarësia e Kosovës si kompromis, dhe pavarësia e Kosovës si bazë për kompromise të tjera

22.02.2018 11:39:07

Nga Rexhep Kastrati

Strukturat kompozicionale “pavarësia e kosovës si kompromis”, dhe ” pavarësia e Kosovës bazë për kompromise të tjera”, i kam përmendur dhe i kam trajtuar herë pas here në kontekst të zhvillimeve socio-politike dhe politiko-institucionale në Kosovë.

Po çka, në të vërtetë, do të thonë këto? A janë vetëm ndërtime sintaksore, apo paraqesin platforma të gjera politike?

Pavarësia e Kosovës si kompromis, është koncept politiko-juridik i presidentit Rugova, i cili në kuadër të platformës së tij, pavarësinë e Kosovës e shihte si zgjidhje optimale për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, kundrejt bashkimit kombëtar që e quante e drejtë e natyrshme e shqiptarëve.

Në platformën e presidnetit Rugova, shteti i Kosovës ishte zgjidhje, ishte ofertë, ishte kontribut i shqiptarëve për paqen dhe stabilitetin, dhe si i tillë nuk duhej t’u ekspozohej ndërhyrjeve apo imponimeve të ndryshme për të përcaktuar rregullimin e brendshëm të saj. Kjo do të thotë se rregullimi juridiko-kushtetues i Kosovës nuk do t’u nështrohej ndrëhyrjeve të ndryshme që do të dëmtonin edhe natyrën e shtetit, edhe funksionalitetin e tij, edhe rregullimet tjera që mund të ishin të dëmshme për Kosovën.

Në anën tjetër, pavarësia e Kosovës si zgjidhje komrpomisi, ishte edhe e kundërt me qëndrimet tjera që ishin shpërfaqur, apo që kishte tendenca të imponoheshin, siç ishte Republikë e tretë, Republikë minus, më shumë se autonomi e më pak se pavarësi, ndarja e Kosovës etj.

Pra, pavarësia e Kosovës si komrpomis, do të thoshte jo më pak se pavarësi, dhe shteti i Kosovës si kompromis pa imponime për rregullimin e brendshëm juridiko-kushtetues të tij.

Platforma tjetër, pavarësia e Kosovës si bazë për kompromise të tjera, ishte platformë e linjës së Tiranës/Kretës, e cila për hir të kësaj platforme ishte shfaqur në formën e saj më brutale dhe më kundërkombëtare: në planin e luftës speciale agjitacion dhe propagandë kishte bërl gjithçka që projektin e presidentit Rugova ta paraqiste si projekt kundërkombëtar, që të krijonte perceptimin si lëvizje proserbe linjën e presidentit Rugova, dhe si rezultat edhe të denjë për t’u eliminuar edhe fizikisht.

Pavarësia e Kosovës si zgjidhje komrpomisi do të thoshte që pavarësia të ishte vetëm një moment juridiko-kushtues, një fazë juridiko-kushtetuese që do të pasohej me faza të tjera, kur edhe do të bëheshin kompromise që do të cenojnë funksionalitetin e shzetit, që do të legalizojnë dhe do të zyrtarizojnë kompromise të tjera që do të cenojnë edhe vetë pavarësinë si të tillë.

Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, përveçse pasoi dhe zyrtarizoi ndarjen etnike të Kosovës, përveçse zyrtarizoi rolin dhe pozitën asimetrike të serbëve në Kosovë, po ashtu, u dha atyre fuqi juridiko-kushtetuese që kanë në dorë proceset e rëndësishme në vend, duke bërë të mundur kështu që për të gjitha çështjet të imponohen kompromise të rënda.

Kjo ka rritur shumë fuqinë e Serbisë në raport me Kosovën, dhe i ka mundësuar asaj që të ketë zë dhe ndikim të madh në proceset politike dhe në funksionimin e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, pavarësia e Kosovës si bazë për kompromise të tjera, do të thotë që në aspektin formal, Kosova të jetë shtet, kurse në atë praktik të mos mund të funksionojë si i tillë jashtë vullnetit dhe ndikimit të Serbisë.

Po ashtu, pavarësia e Kosovës si bazë për kompromise të tjera, do të thotë që në aspektin formalo-juridik Kosova të jetë shtet, por në aspektin e organizimit strukturor dhe përmbajtësor të jetë një strukturë johomogjene edhe në aspektin e ndërtimit të tij, edhe në aspektin e pozitës juridiko-kushtetuese të grupeve të dnryshme etnike.

Në fund të fundit, të gjitha këto, kanë si pasojë edhe kuptimin e fundit të strukurës kompozicionale “pavarësia e Kosovës bazë për kompromise të tjera”, edhe shkëmbimin e territoreve, edhe ndarjen e saj, përkatësisht si veprime juridiko-kushtuese të shtetit për bashkim me ndonjë shtet tjetër.

Ky kuptimi i fundit, edhe pse i kundërshtuar nga rregullimi juridiko-kushtues i Kosovës, megjithatë është një nga pasojat e gjithë zhvillimeve të mundësuara nga kuptimet tjera dhe nga zhvillimet e gjithëmbarshme në dhe rreth Kosovës, dhe bazohet në platofrma të tilla si të Boris Tadiqit të përkthyer shqip nga Albin Kurti, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke e marrë Serbia një pjesë të saj, e që një nga format e realizimit është referndumi i propozuar nga Albin Kurti, e që do të thotë shqiptarët të mbajnë referendum për bashkim me Shqipërinë, kurse serbët referndum për bashkim me Serbinë.

Një dallim substancial ndërmjet pavarësisë së Kosovës si zgjidhje kompromisi, dhe pavarësisë së Kosovës si bazë për kompromise të tjera qëndron në perspektivën apo rrjedhën e proceseve.

Pavarësia e Kosovës si zgjidhje kompromisi afirmon çështjen e shtetit të Kosovës si një realitet në kuadër të të drejtës së shqiptarëve për bashkim kombëtar. Pra, shteti i Kosovës është kompromis për paqen dhe stabilitetin, e që do të thotë se nuk e përjashton as nuk e pengon rrjedhën e procesit të bashkimit kombëtar, por e fut në kuadër të proceseve të gjithëmbarshme rajonale dhe botërore. Dhe derisa çështja e bashkimit kombëtar është proces që ka fazat e saj, edhe shteti i Kosovës do të jetë një faktor i rëndësishëm në fuqizimin e faltorit shqiptar në rajon, do të jetë në gjendje të mbrojë tërësinë e saj territoriale, do të ndihmojë shqiptarët në Maqedoni, Kosovë Lindore dhe në Mal të Zi për avancimin e pozitës së tyre dhe marrjen e pushtetit në territoret shqiptare.

Pavarësia e Kosovës si bazë për kompromise të tjera, në fakt, Kosovën e ka vënë në pozitë që me të të bëhen kompromise të dëmshme, që të tjerët të realizojnë interesa dhe synime të tyre strategjike, duke vështirësuar dhe minimizuar rolin e Kosovës në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Kjo do të thotë se në këtë rast, Kosova vetë është bërë pjesë e pazareve, e lë më të mund të bëjë diçka më shumë për shqiptarët jashtë saj.

Gjendja në të cilën kanë ardhë proceset e brendshme dhe rajonale janë pasojë pikërisht e imponimit të pavarësisë së Kosovës si bazë për kompromise të tjera, të cilat po vazhdojnë.