PD merr vendimin, Basha: Futemi në zgjedhje me këto kushte!

18.04.2019 20:09:55

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha deklaroi se do të futen në zgjedhje nëse garantohen kushtet.

Ai hodhi në sërë akuzash në drejtim të qeverisë, ku theksoi edhe njëherë se nëse largohet kryeministri Edi Rama do të nisë dialogun me PS-në.

“Çdo shqiptar e ka kuptuar që kjo qeveri ka rënë. Largimi i Ramës është kushti për nisjen e dialogut me Partinë Socialiste. Në ditët në vazhdim do të paraqesim propozimet tona për qeverinë tranzitore”, deklaroi Basha.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar në mënyrë unanime propozimet e kryetarit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD për zgjedhjet.