Pelegrinët serbë anulojnë vizitën e tyre për Krishtlindje në Gjakovë

05.01.2018 18:10:18

Nje grup pelegrinësh serbë të cilët çdo vit për Krishtlindjen Ortodokse vizitojnë Kishën në Gjakovë, kanë anuluar vizitën e tyre për këtë vit.

Kjo ka ndodhur si shkak i paralajmërimeve për përballjen me protesta nga grupe të ndryshme në Kosovë.

Asociacioni i Serbëve nga Gjakova ka akuzuar këtë grup personash ende të panjohur për krijimin e një gjendje dhune dhe histerie, dhe kanë kërkuar një takim të menjëhershëm me organet kompetente për këtë çështje, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq që nga Kosova janë paralajmëruar protesta për këtë vizitë pasi që sipas tyre kjo po bëhet nga kriminelet serbë në emër të pelegrinazhit.

Këto vizita vjetore kanë shkaktuar protesta edhe në të kaluarën. Më 2015-tën protestuesit kishin hedhur copëza akulli në autobusët që bartnin serbët për në Kishë duke thënë që disa nga ta janë bashkëkryerës të krimeve në Kosovë gjatë luftës së fundit .