Pengmarrje në Moskë, paralajmërohet shpërthimi me eksploziv

24.08.2016 21:43:25

Një pengmarrje e ndodhur në një bankë ka tronditur Moskën mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një burrë rreth të 50-ave kërcënon se do të bëjë një shpërthim eksplozivi, ndërkohë që në qafë mban të lidhur një kabllo.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani nuk dihet numri i personave të marrë peng brenda në bankë, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit rus. Uniformat blu kanë bllokuar zonën dhe pritet të futen në godinë për të ndërhyrë.