Për 180 mijë zviceranë, denstisti është “luks” i shtrenjtë

09.07.2017 19:45:02

Në Zvicër çmimet për shërbimet dentare janë shumë më të shtrenjta. Shumë zviceranë durojnë sepse nuk mund të përballojnë vizitën te stomatologu.
Në Zvicër, 180 mijë njerëz heqin çdo vit nga vizitat e nevojshme dentare për arsye të kostos së lartë. Sipas ditoreve “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”, hulumtimet ndërkombëtare të kryera në emër të konfederatës dhe kantoneve zbuluan një kuotë dentisti për 20.7 për qind për Zvicrën. Në studim, Zvicra renditet vetëm pas SHBA-ve, ku për 33.6 për qind e popullsisë dentisti është i shtrenjtë. Presioni më i madh është në Zvicrën Perëndimore. Aty 35 për qind e popullatës heqin dorë nga dentisti për arsye të kostos.

Më të prekurit janë ata që ende nuk kanë marrin asistencë sociale dhe të cilët nuk financohen nga emergjencat mjekësore të financuara nga shteti. Shumë prej tyre do të punonin me analgjetikë për disa javë dhe kështu do të përkeqësonin situatën e tyre.