Për keqardhje: Mjeku i QKUK-së tregon se çfarë “darke” i është shërbyer sot në punë

03.07.2020 18:42:28

Një mjek i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka publikuar një fotografi të darkës që i është servuar sonte në punë.

Në pako shihet e vendosur një copë mish viqi, një copë djath dhe një jogurt, me të cilën mjekët do ta kalojnë kujdestarinë deri në mëngjes, raporton Gazeta Shneta.

Cilësia e ushqimit në QKUK ka qenë një prej problemeve që është raportuar edhe më herët.