Në të gjithë Shqipërinë është duke u zhvilluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kur mbetet edhe një orë nga mbyllja e Qendrave të Votimit, kanë nisur lëvizjet në radhët e opozitës shqiptare. Mësohet se pak minuta më parë ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryemadhi është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në fokus të bisedës së dy liderëve opozitarë, pritet të jetë aktualiteti politik dhe plani i opozitës për në vazhdim.