Përbaltja dhe mohimi i së vërtetës për vdekjen e Astritit, si mënyrë për të fshehur shkaqet që e shtynë atë drejt vetëvrasjes

19.11.2016 23:59:29

Nga Rexhep Kastrati

Tomë Gashi qenka kujtuar sot të dalë me një deklaratë politike, pra jo me qëndrim të bazuar mbi Raportin mjeko-ligjor të ekspertizës në të cilën ka asistuar edhe ai vetë bashkë me ekspertë të familjes dhe të sektës okulte të Albinit! Me këtë ai po dëshmon se nuk po e kapërdin faktin se ka dështuar të bllokojë të vërtetën për vdekjen e Astrit Deharit, dhe po mundohet të baltosë punën e bërë për zbardhjen e së vërtetës. Në këtë drejtim, i është gjuajtur kryeprokrurit Sylë Hoxha, i cili për fat të keq të Tomës, ka bërë një punë të mirë në gjithë këtë çështje. Së pari ka qenë vetë Sylë Hoxha që ka shprehur dyshime për vdekjen e Astritit dhe atë shumë kohë para vetë familjes, Tomës dhe sektës okulte të Albinit. Së dyti, është i pari Sylë Hoxha që ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore dhe ka plotësuar çdo kërkesë të fëmailjes, të vetë Tomës dhe të sektës okulte të Albinit. Së treti, e ka bërë për pesë pare Tomën në të vetrmin rast me sa di unë që kanë qenë në një studio, kur edhe Toma mbeti si guak dhe nuk guxoi të deklaronte se Astritin e kishin vrarë, edhe pse kish katër ditë nga vdekja, dhe edhe pse ishte kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Së katërti, për dallim nga Tomë Gashi që nuk linte studio pa e thënë fjalën e fundit të parën, Sylë Hoxha ka folur i fundit dhe ka thënë fjalën që ka mundur t’i thotë pas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, dhe pas marrjes në pyetje të 17 personave, 4 prej të cilëve më shumë se një herë. Dhe Tomë Gashi, pa u skuqur fare, pa mabjtur as pëgjegjësinë minimale për fjalën publike, ka kohë që është duke e folur fjalën e fundit të parën, pasi që ka kohë që vdekjen e Astritit po e quan vrasje, edhe pse asnjë provbë, asnjë argument dhe asnjë fakt nuk e ka dhënë për këtë. Në fakt, në asnjë rast të vetëm Toma nuk ka folur si avokat, por ka folur si militant i sektës okulte të Albinit, dhe në funksion të keqpërdorimit të vdekjes së Astritit për qëllime politike, përkatësisht për të nxitur resgimin e turmave dhe për ta orientuar atë kundër shtetit. Në fakt, Raporti mjeko-ligjor nga pika 1 e deri te pika 6 ka bërë përshkrim të hollësishëm të lëmdimeve të vërejtura, të cilat nuk janë më të thella se një milimetër, pra nuk janë vdekjeprurëse. Shenja të tilla janë vërejtur në pjesën e mbrapme të qafës dhe në bylyzykun e duarve, dhe  nuk janë shenja nga të cilat i ka ardhur vdekja. Me rëndësi është të përmendet pika 5 që thotë se shenjat në trup janë të defiblatorit, kurse pika e 6 thotë se ka pasur të prera në gjuhë. Këto pika, përshkruajnë një gjendje që i përgjigjet plotësisht konstatimit që Tomë Gashi e ka thënë më parë. Siç dihet, Tomë Gashi ka thënë se shenjat e dhunës në trupin dhe në kokën e Astritit kanë qenë sipërfaqësore dhe jovdekjeprurëse, kurse në fytyrë ka thënë se nuk ka pasur shenja dhune. (shih edhe videon në fund të këtij shkrimi). Pra, pikat 1 – 6 janë plotësisht në përputhje me këtë që ka thënë Toma, sepse asnjë shenjë dhune nuk ka qenë më e thellë se 1 milimetër. Raporti, ndërkaq, forcon edhe më tej bindjen se Astriti ka bërë vetëvrasje, pasi që shenjat në qafë dhe në duar janë shenja aq të përcipta sa është e pamundur të jenë shkaktuar nga dikush tjetër, pos nga vetë Astriti. Ajo që vlen të theksohet se prerjet në gjuhë, po del ashiqare i ka bërë vetë Astriti, pasi që nga kqyrja gjatë obduksionit nuk është konstatuar se Astriti ka pasur shenja të dhunës në fytyrë. E derisa vetë Toma thotë se në fytyrë nuk ka pasur shenja dhune, del se edhe të prerat në gjuhë i ka bërë vetë, sepse po t’ia kish bërë dikush tjetër, do të ishte ndeshur me rezistencën e Astritit dhe natyrisht do të kishte pasur shenja dhune edhe në fytyrë. Pra, fakti se Toma nuk ka konstatuar shenja dhune, kurse në kokë dhe në trup nuk i ka konsideruar vdekjeprurëse, do të thotë se atë nuk e ka vrarë askush, por ka bërë vetëvrasje. Nuk ka mjek ligjor në botë, nuk ka prokuror në botë, nuk ka njeri normal në botë që mund të pranojë, që mund të besojë dhe që mund të thotë se dikush e paska mbytur dikë si në rastin e Astritit, dhe të mos i ketë shkaktuar shenja dhune vdekjeprurëse në trup. Kur t’i shtohet kësaj se edhe analizat toksikologjike kanë përjashtuar praninë e mjeteve toksike, apo medikamenteve që mund t’ia kenë shkaktuar vdekjen Astritit, atëherë është më shumë se e qartë se Astriti nuk paska vdekur as nga ndërhyrje të dhunshme, as nga mjete toksike dhe medikamente! Edhe mundësia që shishja me mjaltë t’i jetë futur me dhunë në gojë, nuk del të jetë e besueshme ngaqë në fytyrë nuk ka pasur shenja dhune, nuk ka pasur dëmtim të buzëve apo të dhëmbëve. Dhe në fund në pikën 3 të pjesës përmbyllëse, në raport thuhet se të gjitha dëmtimet janë të vetëshkaktuara,  ( shih foton poshtë), e që kjo do të thotë se  është konstatuar vetëvrasja. Pra, nuk qenka kryeprokurori Sylë Hoxha që ka folur fjalën e fundit të parën, por ka thënë atë që ka thënë ekspertiza mjeko-ligjore, si dhe hetimet e kryera gjatë ditëve. Duke mos dhënë asnjë argument, asnjë fakt, asnjë provë se Astritin mund ta ketë vrarë dikush, përkundrazi duke mos fol për vrasje më shumë se 4 ditë pas vdekjes së Astritit, si dhe duke e përjashtuar edhe vetë mundësinë që vdekja t’i ketë ardhë Astritit nga dhuna, Tomë Gashi de facto ka pranur se Astriti ka vrarë veten. Dhe këtu duhet kuptuar arsyen se përse ai shfaqet më shumë si një person politik, me akuza politike, në përpjekje për ta përbaltur sa më shumë të vërtetën, por megjithatë, gjithçka është sqaruar dhe ka marr fund: nuk ka pallavra më. Gjithçka që thuhet tash e tutje është vetëm në kuadër të fazës tjetër: pas pamundësisë për ta bllokuar të vërtetën, dhe pasi ajo tashmë është publike dhe e disponueshme për të gjithë, ka filluar faza tjetër, faza e përbaltjes, e mohimit dhe e përbaltjes tësë vërtetës, edhe për të vazhduar keqprdorimin politik të vdekjes së Astritit kundër shtetit, edhe për të penguar të vërtetën për shkaqet që mund ta kenë shtyrë Astritin drejt një akti të tillë të rëndë.

raporti05