Përfaqësuesit e opozitës arrijnë në takimin me Hahnin

11.11.2016 19:40:37

Tre përfaqësuesit e opozitës kanë ardhur në tryezën që komisioneri Johannes Hahn dhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulurike Lunaçek, do të mbajnë me liderët e pesë partive politike në Kosovë (PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA).

I pari që ka arritur në takim ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas tij ka ardhur kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe i fundit përfaqësuesi i Nismës, Jakup Krasniqi.