Përfundon dreka e punës me ambasadorët, Basha: Nuk tërhiqemi, deri në fund për zgjedhje të lira

14.03.2017 16:26:19
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatët opozitarë kanë përfunduar drekën e punës me 8 ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.

Duke folur për mediat pas takimit, Basha tha se biseda me ambasadorët ishte pozitive dhe shprehën mbështetjen për kauzën e zgjedhjeve të lira. Kreu i demokratëve theksoi se protesta opozitare do të vazhdojë deri në arritjen e synimeve.

“Kushti i vetëm i opozitës është qeveria teknike. Do t’i shkojmë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira. Nuk tërhiqemi deri në realizimin e kushtit për zgjedhje të lira”, deklaroi kreu i PD Lulzim Basha.