Përgjysmohen kërkesat për azil në Austri

15.01.2017 16:47:41

Numri i emigrantëve që aplikuan për azil në Austri u përgjysmua në vitin 2016, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa nuk është shkelur as ligji për kufizimin e numrit të azil kërkuesve që autoritetet vendase e futen në fuqi në fillim të vitit të kaluar.

Vendi i alpeve, që numëron 8.7 milionë banorë, ishte destinacioni i fundit para Gjermanisë për shumë të ikur nga lufta dhe varfëria në Lindje të Mesme, transmeton Express.

Pasi që pranoi 90.000 kërkesa për azil në vitin 2015, Austria në janar të vitit 2016 futi në fuqi ligjin për kufizimin e numrit të azil kërkuesve që do t’i pranonte më pas.

Ndërsa në vitin 2016, Austria pranoi 42.073 kërkesa për azil, shumica ishin nga afganët, sirianët dhe irakianët, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Austrisë, raporton APA.