Përjashtimi i Palokës, Ristani: Byroja e Kuvendit, si byroja e dikurshme

21.11.2016 18:37:46

Sekretarit i Përgjithshëm Partisë Demokratike, Arben Ristani ka kritikuar vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e Edi Palokës nga Parlamenti me një afat 5 ditor. Ky i fundit, pati një debat me ministrin e Shëndetësisë, Edi Paloka për shkak se Ilir Beqaj donte të merrte radhën për të folur në foltoren e Kuvendit.

“Çfarë do bëjë byroja, do përjashtojë popullin? Byroja e Kuvendit, si bijëz besnike e byrosë së dikurshme, përjashtoi sot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, z.Edi Paloka, i cili nuk lejoi një tjetër abuzim të Ilir Beqës, kësaj radhe në Kuvend, kur kërkoi me arrogancë të vjedhë edhe foltoren e parlamentit.

Pasi ka vjedhur miliona euro në shëndetësi, pasi ka vjedhur miliona euro me firmën e tij private që kap çdo tender të qeverisë, pasi trafikon vendet e punës sipas interesit personal dhe të partisë, Ilir Beqja, kampioni i korrupsionit të Edi Ramës, tentoi të vjedhë dhe fjalën në parlament.

Reagimi i Edi Palokës është thjesht shprehja, pasqyrimi i revoltës së popullit për këtë simbol të hajdutërisë dhe abuzimit. Populli është në revoltë ndaj Beqës, ndaj Ramës dhe ndaj kusarëve të tij.

Siç doli sot në rrugë dhe tentoi ti bllokojë rrugën drejt zyrës ku ndan koncesionet dhe milionat me klientët e tij. Çfarë do bëjë byroja, ka ndërmend të përjashtojë popullin?”, tha Ristani.