Përktheu gabim qëllimisht Vettingun, largohet nga Shqipëria shefi i Euralius. Vërtetohen akuzat e PD

05.02.2017 20:34:48

Rainer Deville, shefi i misionit Euralius të BE në Tiranës, është larguar zyrtarisht nga Shqipëria duke lënë në mes mandatin e tij që i përfundonte në vitin 2018.

Mandati i Deville u ndërpre pas akuzave të opozitës dhe Partisë Demokratike në muajin dhjetor se kishte përkthyer qëllimisht me gabime në anglisht ligjin e vetingut.

Ikja e tij u përfol që në dhjetor 2016 po nuk ishte zyrtarizuar ende nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, ndërprerja e mandatit të Deville për gabimin e qëllimshëm në përkthim u zyrtarizua vetëm katër ditë më parë, më 1 shkurt 2017.

Largimi i tij tashmë vërteton se akuzat e PD-së ndaj shefit të Euralius se përktheu qëllimisht gabim vettingun nga shqip në anglisht ishin të sakta.

“Gabimet” në përkthimin e vetingut nga Rainer Deville:

Janë 3 nene të aneksit kushtetues, të cilat janë përkthyer gabim e për të cilat PD iu drejtua me një letër Komisionit te Venecias.

Bëhet fjalë për Nenin B, ne aneksin e Kushtetutës, i cili parashikon detyrat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në variantin anglisht është shtuar pjesa “ në përputhje me rregullat që përcaktohen në ligj”, një përcaktim qe nuk ekziston ne variantin shqip.

Gabimi tjetër është në Nenin C; ku versioni anglisht thotë se “Komisioni dhe kolegji i apelimit, mund të publikojë informacionin dhe të mbajë parasysh komentet që vijnë nga publiku”, ndërkohë që Kushtetuta në gjuhën shqipe sanksionon se: “Komisioni dhe kolegji i apelimit publikojnë vendimet e tyre, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku.”

Për të gjitha gabimet që ekzistojnë në Kushtetutën e re në variantin anglisht, Partia Demokratike vendosi në dijeni Komisionin e Venecias.