Përpjekja për grusht shtet, qindra persona burgosen përjetësisht në Turqi

26.11.2020 17:53:55

Një gjykatë turke i ka dënuar udhëheqësit e përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016 me burgim të përjetshëm, duke dënuar qindra oficerë të ushtrisë, pilotë dhe civilë për përpjekjen e dështuar për ta rrëzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Më shumë se 250 njerëz u vranë më 15 korrik 2016 kur disa ushtarë komanduan aeroplanë luftarakë, helikopterë dhe tanke për të marrë kontrollin mbi institucionet dhe për të përmbysur qeverinë turke, të drejtuar nga një bazë ajrore pranë kryeqytetit, Ankarsë.

Gjyqi i gati 500 të pandehurve ishte profili më i lartë i dhjetëra çështjeve gjyqësore ndaj mijëra njerzve të akuzuar për përfshirje në përpjekjen e grushtit të shtetit, për të cilën Erdogan ua la fajin mbështetësve të klerikut mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gylen. Ky i fundit ka mohuar të ketë ndonjë pasur ndonjë rol në këtë grusht shtet.

Bazuar në bazën ajrore Akıncı , të pandehurit u akuzuan për drejtimin e grushtit të shtetit dhe bombardimin e ndërtesave qeveritare, përfshirë parlamentin, dhe përpjekjen për ta vrarë Erdoganin. Shumë nga komandantët ushtarakë të përfshirë tashmë janë dënuar me burgim të përjetshëm.