Përsëri Vulin shprehet për ushtrinë e Kosovës

Përsëri Vulin shprehet për ushtrinë e Kosovës

24.05.2018 19:18:08

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë gjatë një takimi me kongresistin amerikan Stevenom Stajverson se shndërrimi i FSK-së në ushtri të armatosur “do të ndikojë negativisht në stabilitetin rajonal”.

Vulin tha se Serbia nuk pranon dhe nuk do të pranojë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të armatosura, pasi sipas tij, “paraqet shkelje të rëndë të të gjitha marrëveshjeve të deritanishme”.