Përshëndetje Zoti Aurel Dasareti

24.07.2018 23:52:42

 

Nga Vedat Shehu

Gjendja e padurueshme e mjedisit ideo-politik me pasoja të rënda në zhvillimin ekonomik si dhe përpjekja për de-natyralizimin e shqiptarit nuk e ka shkaktarin tek kryeministri apo kreu alternative i shtetit që imponohet nga njera apo tjetra pale politike, por tek faktori i padukshëm që ka uzurpuar Besën e Shqiptarit. Krerët që nxjerrë rrëmuja e paleve politike janë degë te vjetra, por gjithnjë e më të njoma që nxjerre trungu ideo-politik me rrënjë të thella që s’dalin kurrë në sipërfaqe. Askush nuk mund të shkul trungun me gjithë rrënjë. Populli e ka formulur kështu; “Per një plesht nuk digjet jorgani”. Kjo fazë e katrahurës, si çdo fazë në të kaluarën, është e kapërcyeshme, pavarësisht se cili mashtrues politikë del ne krye. Populli, Kombi nuk mund të humbas toruan (orientimin) prej atyre që vene e vinë me të ashtuquajturën votë; populli e di fare mirë që e vërteta dhe e drejta nuk gjendet me votë, të dyja qëndrojnë të patundura dhe krenare, sepse i përkasin popullit që ecën në udhën e hapur prej tyre.

Sa për emigracionin masiv, keni shumë të drejt kur përmendni disa vende te BE-s që e kanë ndalur ne mënyrë kategorike pritjen e refugjatëve heterogjen ne mënyrë masive. Pikërisht shembullin e tyre duhet të ndjekin edhe vendet e tjera, europiane, qofshin edhe jashtë BE-s. Nënvizoj, se refugjatët masiv s’kanë lidhje me politikat agresive në emër të Allahut dhe Librit përkatës Kuranit. Nëse Bibla, Ungjilli dhe Kurani ballafaqohen aktualisht, do të thotë se Bota ideologjikisht qëndron “në vend numro” dhe forcat e fshehta, me rrënjë të nëndheshme do të vazhdojnë të nxjerrin fidanë, të bëhen pemë me degë të gjelbra dhe rremuja eshte pleh për pemet me rrënje të thella..