Përveç tërheqjes zvarrë, vdekjeve dhe luftës brendashqiptare, edhe çka tjetër Albin?

13.11.2016 13:35:12

Nga Rexhep Kastrati

Hysen Durmishi kërcënon se do t’i tërheqim zvarrë gazetarët, Albini thotë se ndryshe është vdekja e një të paraburgosuri, e ndryshe vdekja  e një të të dënuari, dhe së bashku përplotësojnë natyrën kriminale të tyre dhe të sektës okulte. Pra, natyra e sektës okulte të Albinit është natyrë e dhunës ndaj mediave dhe ndaj të gjithë atyre që mund të jenë kundër saj, është natyrë e vrasjeve dhe e krimeve të vërteta shtetërore, sepse të thuash se do tërheq zvarrë gazetarë dhe të bësh dallime në vdekje , do të thotë të instalosh një regjim ku jeta e ka çmimin më të lirë dhe ku dënimi më i zakonshëm është vdekja, jo dënimi ligjor me vdekje, por dënimi joligjor me vdekje. Përveç se do të tërheqë zvarrë gazetarët dhe kundërshtarët, sekta okulte do të kujdeset që të dënojë kundërshtarë politikë dhe kundërshtarë të tjerë, dhe ata do t’i vrasë pastaj si të dënuar. Se sipas Albinit ndryshe është të vdesë një i dënuar me burg, e tjetër një i paraburgosur. Pra, është normale të vdesë një i dënuar.Kjo qasje ataviste, sociopatike dhe deri në fund kriminale, është fytyra e vërtet e një sociopati që jeton me dhnën, jetonme vdekjen dhe forcohet me gjakun. Dhe viktima të tij do të jenë të gjithë ata që guxojnë të kundërshtojnë atë, që guxonë të publikojnë të dhëna dhe fakte për veprimet e tij dhe të sektës që drejton, që publikojnë detaje për keqpërdorimin e pushtetit kundër kundërshtarëve politikë dhe kundër medieve. Sepse nëse për Albinin paska dallim ndërmjet një vdekjeje dhe një vdekjeje tjetër, atëherë ka dallim edhe ndërmjet vdekjes së një ldkëisti dhe të një gazetari që guxon t’ia çjerrë maskën, e tjetër e një veprimtari të sektës okulte. Pra, do të bëhet një përzgjedhje edhe në vktimat e krimit të sektës okulte të Albinit. Dhe ajo që na ofron kjo sektë dhe Albini është kjo, edhe po të mund të vijë në pushtet. Pra, për Albinin nuk është problem vdekja, por kush po vdesë. Së këndejmi, shumica e qytetarëve janë kandidatë për të qenë të vdekur. Dhe një nga mënyrat se si shumica e qytetarëve janë kandidat për të vdekur, është një luftë brendashqiptare. Dhe kjo luftë brendashqiptare kalon duke keqpërdorur vdekjet si të Astritit, duke manipuluar ndjenjat dhe emocionet e qytetarëve për çështje të ndryshme. Pra, karakteri sociopatik i Albinit, dhe karakteri kriminal i sektës okulte të tij shpërfaqet në të gjitha dimesnionet e tij: që nga tërheqja zvarrë, e deri te lufta vëllavrasëse. Kush është për këtë lloj realiteti? Kush është përkrahës i kësaj? Kush do të jepte djalin për të tërhequr zvarrë gazetarët dhe gjithë të tjerët që guxojnë ta kundërshtojnë Albinin dhe sektën e tij okulte?