Petrit Vasili: Të fillojë ndërhyrja emergjente në Zharrëz

27.12.2016 15:37:57

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkoi ngritjen me urgjencë të komisionit qeveritar për situatën e krijuar në njësinë administrative të Zharrëzës në qarkun e Fierit. Vasili theksoi se situata e grevistëve të Zharrës është e rëndë dhe duhet të fillojë ndërhyrja.

“Koha nuk pret për zgjidhjen e kësaj çështje. Duhet të ngrihet me urgjencë komisioni qeveritar për situatën e krijuar në Zharrëz në mënyrë që të fillojë ndërhyrja emergjente. Gjendja e grevistëve të urisë është e rëndë dhe letra e deputetëve shpreh shqetësimet e komunitetit”, nënvizoi zoti Vasili.