Rama: Basha gënjen, PPE inkurajoi partitë politike të marrin pjesë në institucione

30.03.2017 18:31:41

Kryeministti Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij në FB e ka cilësuar gënjeshtër pretendimin e kreut të PD Lulzim Basha se ka mbështetjen e Partive Popullore Europiane për bojkotin e parlamentit dhe protestën që po zhvillon prej më shumë se një muaji para kryeministrisë.

Sipas Ramës PPE, inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në institucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore,

“Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj:

“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në institucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”, shkruan Rama.