Pisa e re verifikon degradimin e arsimit dhe prespektives kosovare

04.12.2019 23:11:57
Nga Jahja Kokaj

Dualem thellesisht te brengosur per poziten trishtuese, e trete ne buze te humneres

( Kosova e treta nga fundi I mjere!) qe PISA na e tregoj edhe nje here.
Kete atrofi dekadente te kompetences se nxeneseve, mendjes lexuese, kognitive dhe matematikore llogaritese te ardhmerise se berezit te ri duhet jo vetem ta shikojme me mjerim, por me menquri, energjetikisht dhe urgjentsht te marrim masa ta ndryshojme kete gjendje.
Per mjekimin e “pacientit” sistemin tone arsimor identifikimi I gjendjes, diagnoza eshte faze me rendesi kete na e dha PISA. Per kete kerkohet “mjek” pra njerez me kompetence profesionale, mesimore –shkencore per ndryshimin e gjendjes.
Dua ta theksoj qe ne fillim, qe femijte tane kane potenciale te shendosha mendore, por kane gjenden e mjere arsimore per shkak te jo profesionalizmit apo kompetencave te permendura profesionale shkencore.
Potencialet njerezore te te rinjeve tane munde ti shohim ne lemite sportive, ku flamuri I Kosoves ne shum vende u ngrite ne piedestal te krenarise, apo te themi ne futboll u treguam konkurent te denje apo te barabart ne Bote. Por kush ishin ata qe na mundesuan qe sporti yne te jete I larte, I degjuar ne bote?
Ishin lojtaret, trajneret, njerezit qe ne fakt u eduakuan ne boten e jashtme. Pra ne boten e integruar ne shekullin e revulucionit tekniko shkencor , te teknologjise informative.
Pra zgjidhja e problemit ne arsim I evidentuar me PISA, duhet te bazohet ne njerez me kompetence te larte shkencore arsimore dhe didaktike. Analogjikisht siqe u permend sporti, duhet te zgjedhen njerez per permirsimin e sistemit arsimoro shkencor qe kane fituar eksperience shkencore didaktike ne Europe, Amerike, pra ne Bote. Jo njerez perrallatore qe dijne vetem te flasin ne mjete te informimit, por qe nuk kane rezultate impozante shkencore, arsimore dhe didaktike. Te zbatohet parimi qe PER TI DHENE DRITE VETE BURIMI DUHET TE SHKELQEJE.
Personalisht pata rast qe per arsim te jem ne nje panel diskutimi ne TV, ku ishin prezent edhe 4 kandidate te partive konkurente.
Natyrisht prezenca ime e qete, dhe jo agresive, me heshtje te theksuar, e beri debatin miqesor, paqesor dhe jo me atmosfere arrogante. Por per konceptet qe perdornin te pranishmit kuptova qe ata nuk kishin baze elementare te njohurive te kerkesave teknologjike te avansimit apo reformes arsimore. Te gjithe e perdornin “futjen e sistemit digjital”, por ne fakt nuk e kuptonin as nocionin e digjitalizimit.
Isha I bindur qe po ti pyesja se cfar do te thote fjala “digjit” cfar kuptimi ka “piksla” dhe dallimi me nocioni “vaksla” si njesi elemnate e konstruktimit te informacioneve digjitale te cilat duhet te transmetohen ne koken e nxenseve? Ku eshte dallimi ne mes te digjitales dhe analoges….? Te gjitha konceptet informative te teknologjise bashkohore qe duhet te zbatohen ne sistemin didaktik jane te pa kuptueshme per shumicen e te punesuarve ne ministri , universitete dhe shkolla, duke perfshi edhe vete ministrat.
Pra zgjidhja bazohet me vendosjen e njerezve me kompetenc arsimore didaktike, te cilet nuk kane komplekse nga inferioriteti intelektual konkurent dhe te perfshijne njerez me kompetence shkenore profesionale duke perfshi edhe shum individ nga bota e jashtme.