Plaçkitet banka në Fushë-Kosovë

28.08.2017 11:27:12

Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur kanë grabitur një bankë në Fushë-Kosovë. Gazeta Express merr vesh se Banka për Biznes është vjedhur.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, edhe policia nga rajoni i Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse rajonale, ka bërë me dije se policia tashmë është në vendin e ngjarjes si dhe shumë shpejt do të dalin me detaje të tjera rreth këtij rasti.