Plaçkitet banka “Raiffesien” në Prishtinë

25.11.2016 17:47:48

Një filiale e bankës “Raiffeisen” në Prishtinë është plaçkitur sot në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Në ora 16 e 20 e kena marr një informatë  për një grabitje  të armatosur që ka ndodhur në filialin  e bankës Raiffeisen në rrugën Bill Klinton në Dardani.

Policia është në vendin e ngjarjes  duke e bërë ekzaminim”