Plas dajaku në midis të xhamisë në midis të besimtarëve të shqiptarëve mysliman, atje në FYROM

01.09.2019 12:04:50

Nga: Aurel Desareti

Përshëndetje të nderuar bashkëkombës, plas dajaku në midis të xhamisë në midis të besimtarëve të shqiptarëve mysliman, atje në FYROM, por nuk ka të vdekur, inshallah. Ndoshta janë rrahur për buxhetin ndoshta për shkak xhelozie se kush prej tyre falet më bukur, ose cili hoxhë apo xhemat e ka mjekrën më të kultivuar, pantallonat më të shkurtra, apo zërin më të bukur? Ku ta di unë i shkreti. Vetëm më imponon fakti se ata nuk pushojnë së punuari edhe ditën e diell. Mbetshi me shëndet, Aureli  

Përshëndetje z Bejta, miku im shumë i ndershëm e zemërgjerë, shqiptar i devotshëm,
Kontaktojmë rregullisht prej vitit 2001 kur vullnetarisht vite me radhë isha moderatori i gazetës (portalit) së dikurshme shqiptaro-amerikane, “Liria Kombëtare”, dhe gjithë asaj kohe ke shprehur fisnikëri. Unë i takoj gjeneratës së fëmijëve tuaj, prandaj kjo më ka ndihmuar të mësoj më tepër për atdheun e gjysheve të mi prej atyre që kanë më tepër përvojë jetësore. Fakti, se në Tetovë, qytetin e vendlindjes ke punuar si edukator, dhe se me emigrimin tënd në Gjermani që nga mosha shumë e re punove si mësues i shkollës shqipe, duke kontribuar shumë që vogëlushët e gjuhës dhe të gjakut tonë të mos harrojnë MëmëAtdheun e tregon qartas karakterin tënd, personalitetin tënd atdhedashës.  
Unë në intervistën me atdhetarin dhe intelektualin prej më fisnikëve që ka Shqipëria, Zeqir Lushaj, e kam shpalosur prejardhjen e familjes time por duke mos hy shumë thellë, akoma nuk është koha, sepse përveç tjerash nuk dua të vlerësohem nga lexuesit (opinioni) vetëm për shkak të prejardhjes time (trashëgim biologjik) por nga ajo sa vlej vet, si individ.

Shumë redaktorë dhe gazetarë shqipfolës pronarë portalesh, janë klounë të këqij antikombëtar që përdorin fuqinë e tyre (keqpërdorin internetin) për të ngacmuar (shqetësuar) dhe gënjyer për njerëzit që nuk u pëlqejnë ose kanë besime të tjera politike apo fetare sesa vetë! Këto i ke edhe në Tetovë, kurse në Shkup katastrofë. Këta “gazetarë” i frikohen apo paguhen herë nga Shoku Tito, herë nga shoku Lazar Kolishevski, herë nga sulltan Erdogani, herë nga azilkërkues Gruevski, por gjithmonë nga Menduhi dhe Ahmeti, e tashti nga Zajevi që i “zajebatën”. Thirrja ime është t’i bojkotosh këto! Ata milet sabotojnë shprehjen e lirë…duhet denoncuar…
Unë nuk postoj në shumë portale sepse nuk ka efekt. Shkrimet e mia rregullisht i botojnë themeluesit e gazetave/portaleve që në kuptimin e plotë të fjalës janë mirëdashëse për kombin dhe vendin; pra atdhetarë dhe intelektualë të mirëfilltë. I botojnë edhe disa tjerë por që bëjnë seleksionim të letrave, dhe të tillët janë gjysmë-atdhetar, gjysmë-intelektual, nga biologjia meshkuj – por jo burra. Të tillëve sidomos u pengon feja ime katolike megjithëse nuk jam aq fetar, pra ata meshkuj u japin prioritet letrave të shqiptarëve myslimanë edhe sikur ato llafi vjen të shkarravitnin pallavra prej më të sertave…
Normalisht se unë nuk jam gazetar dhe nuk shkruaj për lajmet-ngjarjet – por analizoj gjërat sipas profesionit. Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa pastërti e sinqeritet që të mundem.

Më poshtë po e citoj (pa aspak ndryshime) letrën private që ta kamë dërguar para ca kohësh:

Sa i përket situatës në trojet e FYROM-it, kam informata edhe nga shumë të tjerë që i vërtetojnë brengosjet tua, brengosje gjithë-shqiptare. Me ta thënë të drejtën, ikja është tragjedi kombëtare dhe do të përfundoje në një katastrofë nëse situata politike vazhdon ashtu, megjithatë, problemi kryesor i ikjes është jo-dashuria e shqiptarëve për atdheun e vet. Sikur të kisha vendosur për këso gjërash, nuk do t`i liberalizoja vizat as për Shqipërinë, as për Kosovën, as për FYROM-in, as për ata të Malit të Zi dhe Kosovës Lindore, sepse shqiptarët janë komb jo serioz dhe pa identitet të duhur kombëtar, vetëm ikin e ikin. Shkaqet janë të shumta, unë i përmendi vetëm pasojat që ti i din më mirë se unë. Ikin edhe shkijet, por problemi qëndron aty se ata janë shumë më tepër se ne dhe zëvendësohen me vëllezër gjaku të Karpateve, kurse tokat tona do të mbushen me afrikan, aziatik, turq, sllav…”

PS: Tung tung, nëse gjendesh aty përshëndete Tetovën por jo mistrecët antikombëtar politik, fetarë, “intelektual”.Nga Arizona, Aureli