Po dilte nga një supermarket me birra në dorë, papritmas sulmohet me thikë nga një burrë (Video,+16)

01.06.2017 14:19:14

Një burrë me një thikë të fshehur në një mantel, ka sulmuar një klient që mbante një pako me birra në një supermarket në Paris, raporton media lokale.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, incidenti ndodhi në një supermarket të Monoprix në distriktin e 13-të të Parisit të martën në mbrëmje.

Pamjet tregojnë një burrë me një paketë birre që del nga supermarketi kur ai përballet me një njeri me thikë.

Arma dyshohet se u fsheh brenda mantelit të sulmuesit, i cili sipas mediave të huaja mbante një llojë rrobe myslimane të gjatë, e veshur zakonisht në rajonin Maghreb të Afrikës së Veriut.

Viktima e mbrojti veten me parakrah, ndërkohë që një nga miqtë e tij e kapi sulmuesin nga fyti, duke e detyruar atë të tërhiqej. Viktima njoftohet se ka marrë një lëndim jo të rëndë.

Mediat kanë thënë se i dyshuari ka lindur në Paris në 1996. Ai u arrestua në veri të kryeqytetit francez të mërkurën në mëngjes.

Hetimi fillestar gjeti se radikalizimi nuk ka të bëjë me sulmin, duke shtuar se zyra kundër terrorizmit ende nuk e ka marrë rastin.

Policia ende duhet të përcaktojë motivin e sulmit, dhe nëse sulmuesi e ka njohur viktimën apo jo.