Nga Rexhep Kastrati
Na janë prish motrat Mustafa e Shyhreti
Na janë trazuar lumenjtë dhe deti
N’këmbë është çuar mileti
I kish rrokë marazi e sikleti
Qysh bën më u prish more ndër veti
Këto gratë e atij farë qyteti
Këto gratë e komunës Suharekës
Lajm i rëndë more lajm prekës
Na ish prek o edhe Hashimi
Iu kish mbush hidhërim zemra, iu kish bë si pelimi
Po donte më mbledh burra o me i pajtue
Me 124 pleq po donte o me i pajtue
Me u ba be që ato mos me ndejtë hidhnue
Se nuk po i shkonte dita o pa muzikë
E kishin lanë godare, e kishin fikë.
Edhe portalet kishin rënë në pikë të hallit
O pajtohi bre pashë sytë e ballit
Edhe Brukseli kish vendos me diskutue
Motrat Mustafa me Shyhretin qysh me i pajtue.
Kish vendos më e da se e kujt është idea e këngës
E kot i këndojnë dashnisë edhe nënës
Se ato nuk po merren vesh pa ardhë ndërkombëtari
Se kujt i kish lind idea e këngës më së pari
Rrugës në Bruksel duke shkue
Motrat Mustafa e Shyhreti desh ishin tranue
Kush më hi më së pari te Mogherini
Kush kujt më dal se i prini.
Kjo punë ish ba shumë e madhe në Bruksel
Gjithë diplomatët e botës hyn e del
Hyn e del e mos u ndal aspak
Pse nuk po pajtohen motrat Mustafa dhe Shyhreti ishin ba merak
Po qysh lihet kjo punë pa u krye
Qysh bën more njëra-tjetrën me e fye
Shoqe të mira dajm janë kanë
E tash fjalë të keqe pa fol nuk po lanë
Rrezik më kris luftë si me Serbi
E mileti, sidomos portalet nuk po munden me përbi
Ditë e natë mileti më shpirt po lutet
Mos po vjen deri te më e keqja po tutet
E më e keqja ishalla nuk i gjen
Edhe razillëkut me njëra-tjetrën i lënë ren’
I lënë rend o pajtimit e razillëkut
E japin fund o more rezilllëkut
E nuk bëhen më zi se politikanët e portalet
Se po kutërbojnë o më zi se moçalet
Së fëlliq e kanë në të gjitha anët e kësaj toke
E janë irituar të rriturit, fëmijët, e besa edhe nëna loke