Poezi nga Vasil Tabaku

22.02.2019 11:21:52

KANË FTOHT DIEJT E MI

…sepse
Ti njeri
Ende nuk je I përsosur…
Diejt e mi
Kanë ftohtë…
Digjen 
Prej akullit të zjarrt
Të heshtjes tënde
Ndërsa dashuria
Flijohet ende nëpër botë
Si një martire pagane
Për dëshirat e egra 
Dhe femra shëndrrohet
Në një stoli për egon mizore
Dhe etjen makabre
Askush 
Nuk I pa lotët e kristalt
Trishtimin
Si një ditë shiu
Dhe klithmat
E varrosura thellë e më thellë
Në gjoksim magjik të femrës
Askush
Nuk përkedheli
Dhimbjen e brishtë
Flokët prej dritës së Hënës
Dhe buzët e zjarrta
Që premtojnë 
Dashuri dhe martirizim…
Diejt e mi kanë ftohtë
Rrënqethen
Prej makabritetit
Ndërsa perqafimi I pafajshëm
Ndëshkohet
Dhe qelqi I syve të bukur
Thyhet barbarisht
Me vështrimet e egra
Dhe thirrjet prej egërsire
Po femra
Femra është zemra e dashurisë
Është vetë dashuria
Është jeta dhe drita
Është ëndërra dhe shpresa
Bukuria tragjike
E shëndrruar në një ledhatim…
E megjithatë
Diejt e mi kan ftohtë
Kanë ftohtë
Diejt e mi
Të mbetur jetim
Në aureolën e veshtrimit
Ku gjunjëzohen ditët
Dhe netët
Përulen madhërisht
Gjer në vetmohim
Kanë ftohtë 
Diejt e mi prej ëndërre
Ndërsa tej në rrugë
Një femijë I uritur
Rend dhe pengohet
Nëpër gurët e lotëve të tij
Dhe në thellësi të pyllit
Sorkadhja
Vdes 
nën përqafimin tragjik
Të ujqërve dinakë
Diejt e mi kanë ftohtë
Ndërsa vendi im
Dhimbshëm
Zvarritet drejt agut
Nëpër gjurmë lirie 
Me pllanga gjaku dhe zjarri
Diejt e mi 
kanë ftohtë
Diejt e mi presin
Zgjohen dhe rendin
Përms lëndinave të brengës
Ku shpresa
Ndërton qytetin e lirisë…
E megjithatë
Perseri e perseri
Diejt e mi 
kanë ftohtë…
Kanë ftohtë 
diejt e mi…