Policia e Kosovës, në gadishmëri të plotë për nesër

Policia e Kosovës, në gadishmëri të plotë për nesër

16.02.2017 23:20:12

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë me dije se Policia e Kosovës, i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për tu ofruar siguri qytetarëve të Kosovës në ditën e shënimit të nëntë të Pavarësisë, e që do të shënohet nesër me manifestime të ndryshme në Kosovë.

“Ne i keni bërë planet në të gjitha komunat e Kosovës. Ky plan parasheh edhe shtim të  numrit të policëve. Policët do të jenë më vigjilent. Ne nuk kemi asnjë informacion për  ndonjë ekses. Të gjitha angazhimet tona parashohin që të kemi siguri dhe situata të jetë e qetë”, ka thënë Kelani për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kelani ka thënë sa i përket kërcimeve për sulme terroriste, nuk ka informacione dhe indikacione që do të ketë kërcënime.  Ai ka përmendur edhe kërcënimin për mes një letre në Universitetin e Prishtinës.

“Analizat policore që i kanë bërë kësaj letre kanë rezultuar se nuk është serioze. Policia i ka marrë të gjitha kamerat e sigurisë dhe jemi në proces’, ka thënë ai.