Policia e shtetit dhuron ushqime e batanije për të prekurit nga tërmeti

24.09.2019 18:50:34

Policia e Tiranës dhe disa efektivë të tjerë të Policisë së shtetit kanë qenë solidarë me të prekurit nga tërmeti, duke dhuruar për ta ushqime e batanije. Ata dërguan një sasi të konsiderueshme ushqimesh në disa prej familjeve të prekura rëndë nga tërmeti në zonën e Shijak – Maminas.

Ndihmat u mblodhën në mënyrë vullnetare nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, me qëllim që të lehtësojmë sadopak dhimbjen dhe problematikën e madhe që ka prekur këta banorë.

“Ftoj qytetarët, të cilët ndodhen në kushte të tilla, të mundohen të gjejnë mundësi për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi krijuar. Unë e di që kanë probleme, por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve” – ka qenë mesazhi i ministrit Lleshaj.