Policia gjermane konfirmon se nuk ka të plagosur, thotë se zona është e sigurt

27.07.2016 18:02:05

Një shpërthim është raportuar jashtë një qendre pritjeje për emigrantë dhe refugjatë në qytetin gjerman Zirndrof në Bavarin veriore.

Policia e Byrenit përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk bëhet fjalë për shpërthim dhe se nuk ka të plagosur.

“Nuk është shpërthim, asnjë i plagosur. Personeli i emergjencës është në vend. Nuk ka rrezik përreth zonës”, thuhet në postimin e polocisë. Dëshmitarët thanë se kishin parë disa njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes. Është raportuar se një valixhe e mbushur me aerosolë ka shpërthyer. Ende nuk dihet se cili ishte qëllimi i këtij shpërthimi. Policia aktualisht është duke punuar në vendin e ngjarjes.