POLICIA PËR NJË MUAJ KA SHQIPTUAR MBI 30 MIJË DËNIME

03.02.2018 14:24:38

Policia e Kosovës vetëm gjatë muajit janar ka shqiptuar 30 mijë e 379 dënime në trafik.

Sipas një njoftimi të PK-së, në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore nga 1 janar 2018 deri me 31 janar 2018, janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve PK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.