Policia reagon ndaj KMDLNJ-së: Nuk kemi përdor forcë të tepruar ndaj banorëve në lagjen “Dardania”

20.09.2016 15:50:01

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së KMDLNJ-së, ku kjo e fundit vlerësoj se dëbimi masiv i banorëve nga banesat në lagjen “Dardania”, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Policia përmes një reagimi për media ka thënë se deklarata e KLMDLNJ-së, ku ndër të tjera në mënyrë jo të duhur thuhet : “përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme” paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë.

“Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr duke u bazuar në ligje të aplikueshme dhe sipas procedurave standarde të operimit, gjithnjë duke pas parasysh të drejtat njerëzore, dhe ri-konfirmojmë se: Policia në asnjë rast nuk ka përdor forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”, thuhet në reagim.