Policia zbulon: Ja pse terroristët përdorën furgon

18.08.2017 23:25:25

Të dyshuarit për sulme terroriste në Spanjë kishin planifikuar sulme të përmasave edhe më tragjike, por ishin penguar në planet tyre për çka ata u detyruar të veprojnë shpejt.

Këtë e ka bërë të ditur policia spanjolle, transmeton AFP.

Të dyshuarit kishin përgatitur një ose disa sulme në Barcelonë, por shpërthimi në një shtëpi në Alkanar, 100 kilometra larg nga Barcelona, pengoi planet e tyre, pasi që më nuk kishin material që ishte i nevojshëm për implementimin e sulmeve të përmasave më të mëdha, ka njoftuar policia e Katalonisë.