Politikania punësoi 8 gra të ngjashme që të jepnin provimet në vend të saj

22.10.2019 12:36:52

Një politikane nga Bangladeshi është dëbuar nga universiteti pasi dyshohet se punësoi tetë gra të ngjashme fizikisht, në mënyrë që të jepnin provimet në vend të saj.

Tamanna Nusrat, nga partia në pushtet Aëami League akuzohet se i ka paguar gratë për t’u paraqitur së paku në 13 provime. Skandali u shfaq në televizionin privat Nagorik TV ku kamera u fut në sallën e provimit dhe pati një përballje me gruan që pretendonte se ishte një Nusrat; një video kjo që u bë virale.

Nusrat, e  cila e fitoi mandatin vitin e shkuar, po kryente studimet për Arte në Universitetin e Bangladeshit.