Prej 6 ditësh Kina nuk regjistron asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa të infektuar…

23.04.2020 08:17:38

Kina është vendi ku u shfaq për here të pare pandemia e Covid-19. Ajo arriti që ta mposhte atë dhe prej gjashtë ditësh me radhë, Kina vazhdon të mbajë shifrat e njëjta të vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

BBC shkruan se Kina ka raportuar për 10 raste të reja të të infektuarve të martën, për dallim nga 30 në ditën paraprake.

Numri i rasteve të importuara – udhëtarë që kthehen nga vendet tjera – ka rënë në gjashtë, ndryshe nga 23, qe ishin një ditë më parë.

Kina regjistron numrin e pacientëve pa simptoma në një tjetër listë, ndonëse numri edhe aty ka rënë në 27 nga 42 një ditë më parë.

Të dhënat e Kinës rreth këtij virusi konsiderohen të vështira për t’u verifikuar prandaj janë ngritur supozime se Pekini është duke tentuar të mbajë numërin e ulët ashtu që të tregojë se e ka virusin nën kontroll.

Për koronavirusin e ri është raportuar filimisht në Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Si pasojë e këtij virusi deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2.6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur.