Premier League, Arsenal kalon 2-0 WBA

25.09.2017 23:44:38

Arsenali nuk e humbet mundësinë për të fituar terren në javën e 6 të Premier League. E hëna e futbollit anglez dhuroi një ndeshje të luftuar në “Fly Emirates” ku skuadra e Arsene Wenger djersiti shumë për të dalë me një fitore të pastër 2-0 edhe pse WBA nuk ia bëri aspak të lehtë misionin. Trajneri francez hodhi në fushë armatën e rëndë duke mos hequr dorë nga yjet e tij dhe blerja e verës, Alexandre Lacazette ia shpërbleu me një gol që në minutën e 20.

Pavarësisht përpjhekjeve të skuadrës së Tony Pulis, Arsenali arriti ta ruante të paprekur portën dhe në pjesën e dytë e rriti ritmin në kërim të golit të dytë që e gjeti me 11-metërsh. Ish sulmuesi i Lyonit mori përsipër ekzekutimin duke e ndalur sërish topin në rrjetë. NJë sukses që e ngjit Arsenalin në vendin e 7 me 10 pikë, 1 më pak se Tottenham i vendit të katërt.