PRESIDENT, A MOS TË KA MBETË EDHE NDONJË DEKORATË PËR FAMILJËN JASHARAJ?!.

20.06.2018 02:40:08

Është krejtësishtë normale kur Presidenti i një vendi ndanë mirënjohje apo dekorata për përsonat më merita të veçanta si në luftë poashtu edhe në paqë.

Nga: Dr. Binak Maxharraj

Këtë vit,pra u mbushën 10 vjetë nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.Presidenti Hashim Thaqi për këtë ditë të veçantë vendosi te ndajë mirënjohje apo dekorata Presidenciale për merita te veçanta për disa njerëz.Këtu nuk ka asgje të keqe,bile është mirë kur dekorohen përsonat e merituar.Por,sa ishin të qelluar njerëzit te cilëve Presidenti iu ndau dakorata,sepse u dekoruan personat pa kurrfarë merite dhe kontributi qe duhej veçuar.Hiq Dekoratat presidenciale qe iu ndau Presidenti ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Hilmi Harajdinaj i cili vdiq këto ditë,dekoratat tjera te cilat i ndau Presidenti ishin shumë diskutabile,te kontestueshme sepse i dha me njohëtësi pa kurrfarë merite te veçantë,te cilat edhe u banë objekt kritikash nepër media,shoqeri civile,etj.etj.

Si te spjegohet rasti kur Presidenti e Dekoroi njërës të Klanit Pronto,më histori te dyshimt,i përfolur për keqpërdorimin e mjeteve te diaspores dedikuar luftës,apo si te dekorohet njeriu i cili kurr nuk ishte në luftë,por qe u rrahë nga Ju pa pikë faji sepse ti mendoje se është spiun i Rugovës,e pa asnje kontribut tjetër qe duhet veçuar pos formimit te nje Partie te deshtuar totalisht,apo si mund te dekorohet personi i cili ka hangër me dy lugë,herë andej herë këndej.Këto janë vetem disa raste eklakante qe Presidenti nuk do te duhej ta bentë dhe mu për këtë arësye u kritikua brutalishtë nga të gjitha anet.

Në këtë kontekst është mirë qe me këto dekorata,u dekoruan dy familje ne za,ajo e Ibrahim Rugoves dhe ajo e Hilmi Harajdinaj, dy familje qe kanë kontribuar shumë luftës dhe pas luftës.Por,por z.President si është e munduar ta harroni familjen e Adem dhe Hamëz Jasharaj,dy herojve te kombit,qe ta dekoroni me Dekoratën Presidenciale.Nuk e di a është harres apo diçka tjetër?!.

Si është e mundshme z.President i Kosovës z.Hashim Thaqi të mos e dekoroni ne jubileun e parë te Pavarësisë së Kosoves këtë familje e cila më shumë së askush sakrifikojë për luftën,e cila me sakrificën e saj duke e faros gadi krejtë familjen ne luftë me ata qe ti sot po bisedon,po diagolon me kënaqësi,e cila me sakrificën e saj e ngriti ne kambë terë Kosovën ne luftë kundër atyre me cilët ti sot po diagolon,si është e mundshme qe te mos e dekorosh këtë familje e cila e dha gadi krejtë gjakun e familjës për lirinë e Kosovës,te cilën familje e respekton dhe i përulët krejtë Kosova e më gjërë.

Çka nuk shkonë këtu z.President,a mos të ka ofendu diçka kjo familje,çfarë nuk besoi kurr,apo mos keni ba ju ndënjë mekatë ndaj kësaj familje te shenjët gjatë luftës apo pas luftës.Pse ky inatë i Juaj ndaj kësaj familje që nuk ia shkelë as pragun e deres,kur pragun e kësaj shtepie e kapërcejnë i madh e vogël nga krejtë Kosova.Ju z President për çdo vjet  vizitoni vorrezat e deshmorëve kombit në Prekaz  me shumë te tjerë,por kur ata te tjërët këthehen në Kullën e Jasharajve për një kafe dhe për një mallengjim për këtë familje bujare dhe kreshmike me te cilën mburrët i tërë kombi,ju ia këtheni shpinën dhe ikëni qe andej.

Prap,këtu diçka nuk shkonë,ndemjetë jush, është këtu diçka qe nuk shkon,nuk shkon sepse z President ndoshta nuk e dekoruat këtë familje sublime,nga se nuk keni guxim dhe dhe kurajo qe te ballafaqoheni  sy më sy,ball për ball,me te parin e kësaj familje Rifat Jasharin.Këtu mshifet diçka së për çka….unë nuk e di…

Por me siguri ti e dinë së cilat janë mekatët e juaja ndaj kësaj familje qe po ia kethen shpinën,mbas historia do ta zbuloi një ditë..mbetem me shpresu…