Presidenti i Shqipërisë,Ilir Meta: Kosova na tregoi se si bëhen zgjedhjet

07.10.2019 10:14:22

Kosova tregoi edhe njëherë se di të bëjë zgjedhje shumë më të mira se në Shqipëri, jo vetëm për mënyrën e organizimit, por edhe për numërimin rekord të votave.

Këtë proces e ka përshëndetur edhe Presidenti Meta, i cili thekson se është një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Statusi i Metës.
Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë! 🇽🇰👏