Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga koronavirusi.
Në Kosovë numri i viktimave nga koronavirusit ditëve të fundit ka shënuar rritje.
Pas numrit të madh të viktimave ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ndjehet i pikëlluar me vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19
Ai po ashtu e ka ngushëlluar edhe kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, pasi që të shtunën ka ndërruar jetë vëllai i tij nga koronavirusi.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:
Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.
I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit.
Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë.