Presidenti Trump uron edhe presidentin Thaçi

10.01.2018 18:30:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot ka pranuar dy urime të veçantë për vitin e ri.

“Kam pranuar shumë urime për popullin dhe shtetin tonë në këtë vit të ri që sapo kemi nisur. Por, sot pranova edhe dy urime të veçanta. Atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Kosova është e bekuar me miqtë e saj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Më herët gjatë ditës edhe kryeministri Ramush Haradinaj kishte bërë të ditur se ka pranuar telegram urimi nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe sekretari i shtetit, Rex Tillerson.