Prizren/ Prezentim dhe bashkëbisedim me qytetarë për librin “Kapërcimi i vetmisë” i profesor Muhamet Mustafës

Sot në orën 18.00, në kinema “Lumbardhi” në Prizren do të bëhet prezentimi i librit të profesor Muhamet Mustafës, ” Kapërcimi i vetmisë”, libër që pat bërë jehonë të madhe dhe që pati edhe një prezentim dinjitoz në Prishtinë, në Tiranë, në Mitrovicë…

Në këtë libër, profesor Muhamet Mustafa ka përshkruar zhvillimet socio-historike që nga fillimet e viteve ’50 të shekullit të kaluar e deri më 2014, e që përfshin një periudhë të gjatë kohore dhe me zhvillime shumë të rëndësishme. Pra bëhet fjalë për një libër që hedhë dritë mbi të gjitha këto zhvillime që e kanë karakterizuar këtë periudhë të gjatë kohore, dhe ku, siç thotë vetë profesor Muhamet Mustafa, janë përfshirë 600 personazhe, aktorë në betejat për shtetësinë e Kosovës.

Në këtë prezentim që do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Pirzrenit dhe më gjerë, edhe që është koncpetuar si një bashkëbisedim me qytetarët, për librin pritet të flasin edhe Hajrulla Çeku dhe Roland Spahiu.