Protesta/ Dy protestues në gjendje të fikëti, lëndohet edhe një efektiv policie

28.03.2019 16:03:32

Lulzim Basha është duke folur para protestuesve te Parlamenti, ndërsa një turmë qytetarësh me në krye ish-deputetin Flamur Noka dhe policët në lirim, herë pas here kanë shtyrë dhe vijojnë të përplasen me kordonin e policisë.

Me megafon bëhet thirrje për qetësi nga policia, por dy persona janë plagosur nga turma.

Një protestues është marrë nga qytetarët të tjerë në krah, pasi ka pësuar gjendje të fikëti për shkak të tymit.

Ndërkohë një i ri është ndjerë keq dhe u largua nga protestuesit jashtë turmës. Ai ka humbur ndjenjat dhe është fotografuar i shtrirë në tokë.

Nuk dihet se çfarë pësoi i riu, por ka mundësi të jetë goditur gjatë përplasjes. Ai është ndihmuar nga qytetarët e tjerë i kanë hedhur ujë për ta bërë që të marrë veten.

Ndërkohë, edhe një efektiv policie është parë që të ndihmohet nga kolegët e tij për t’u tërhequr pas në zonën e Kuvendit pasi është plagosur.