Protesta e biznesmenit që turpëroi qeverinë

17.03.2019 15:32:48

Rumunët kanë kohë që ankohen për infrastrukturën e rrugore, e cila është shumë e dobët.  Dhe sipas Forumit Ekonomik Botëror, Rumania ende ka infrastrukturën më të keqe të çdo shteti të Bashkimit Europian, 12 vjet pas hyrjes në bllok. Në një shkallë vlerësimi nga një deri në shtatë, infrastruktura e saj arrin vetëm 2.96 pikë. Ndërkohë Franca qëndron në 5.96.

Të premten, një biznesmen në qytetin verilindor Suceavës organizoi protestën e tij simbolike që synonte të turpëronte qeverinë qendrore në marrjen e masave për përmirësimin e infrastrukturës, duke ndërtuar pak metra rrugë.

Kryebashkiaku hapi zyrtarisht  “autostradën” e biznesmenit Stefan Mandachit që ai kishte ndërtuar në tokën e tij për vetëm 4.500 euro. Mandachi, i cili zotëron zinxhirin ushqimor të shpejtë të Spartanit, tha se ishte lodhur nga të gjitha premtimet që politikanët kanë bërë gjatë 30 viteve të fundit. “Dua autostrada këtu në rajonin tim, këtu, në Suceava, në qytetin tim”, tha ai për Euronews.

Në protestën e së premtes ai i kishte bërë thirrje bizneseve të tjera lokale dhe njerëzve të mbështesin fushatën e tij “Rumania dëshiron autostradat!”.

Kërkesa e tij u bë virale dhe me dhjetëra mijëra rumunë iu bashkuan nismës. Neculai Miron, kryebashkiaku i Bosancit, tha se projektet lokale shpesh injorohen nga qeveria. Një autostradë e re për në Bukuresht do të nxisë shumë zhvillimin ekonomik, tha ai për Euronews.

“Ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur për financimin e projekteve të infrastrukturës, por kemi shumë pak, kështu që ne kemi dashur të menaxhojmë në nivel lokal. Për infrastrukturën komunale kemi marrë disa fonde evropiane për një rrugë 5.2 km dhe për pjesën tjetër të projekteve tona ne do të përdorim buxhetin vendor, “tha ai.

Rrjeti i autostradës i Rumanisë është vetëm 805 kilometra dhe ndërtimi i rrugëve në vend po ecën me ritme shumë të ngadalta. Autoritetet kanë premtuar se 118 kilometra do të jenë gati deri në fund të vitit 2019. Para protestës qeveria tha se puna do të fillonte në autostradën e parë autokratike të Moldavisë dhe ministri i transportit vizitoi qytetin Bacau ku është planifikuar të fillojë. Problemi nuk është vetëm sasia e rrugëve në Rumani, por edhe cilësia e tyre. Sipas raporteve të Komisionit Evropian, Rumania kryeson listën e viktimave rrugore në Bashkimin Evropian. Vetëm në vitin 2017 më shumë se 1.900 njerëz vdiqën në rrugët e saj dhe shumë thonë se gjendja e dobët e rrugëve është një faktor kryesor.