Protestë për viktimat në Vragolli, bllokohet rruga

23.10.2016 13:41:40

Rruga Prishtinë-Pejë ka qenë e bllokuar për më shumë se dyzet minuta, në shenjë proteste për dy viktimat që kanë humbur jetën brenda javës në fshatin Vragoli.

Viktima e fundit e komunikacionit në këtë fshat ishte një vajzë e re, e cila ka humbur jetën para dy nete, si pasojë e goditjeve të marra nga një veturë.

Ata po kërkojnë mbi ose nënkalim për të kaluar rrugën në mënyrë të sigurtë dhe për kërkesën e tyre nuk do të zmbrapsen derisa të realizohet.

Protesta ka zgjatur 40 minuata dhe gjatë kësaj kohe në këtë pjesë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.