Protestojnë ish-ushtarët e UÇPMB-së, kërkojnë nga Qeveria statutin e veteranit

08.01.2019 16:53:41

Ish-pjesëtarët e UÇPMB-së, Zona e Karadakut, kanë nisur protestën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këta ish ushtarë janë duke kërkuar njohjen e statutit të veteranit, pasi sipas tyre është e drejtë e cila iu takon sikurse të tjerëve.

Në lidhje me këtë çështje dhe këto kërkesa, tre nga të pranishmit e këtij grupi, kanë hyrë brenda në Qeverinë e Kosovës, për një takim të mundshëm nëse dikush nga zyrtarët e këtij dikasteri i pranon për të diskutuar.