Pse jo me listën Srpska?

24.05.2019 20:11:00

Nga Rexhep Kastrati

Lista Srpska nuk është përfaqësuese reale e komunitetit serb në Kosovë, por është një formë organizative për të implementuar marrëveshjen e 19 prillit 2013 ndërmjet Thaçit dhe Tadiqit, më kohën kur të dy ishin kryeministra respektivë!

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, lista Srpska vendosi tiraninë e saj zgjedhore në 9 komuna më shumicë serbe dhe menjëherë shpalli ambicien për Asociacionin, por edhe për një ushtri serbe në Kosovë, sa që nxiti reagimin e ambasadores amerikane, Trejsi Ën Xhekobson, e cila paralajmëroi që të kihet kujdes nga krijimi i një Republika Srpska në Kosovë.

Gjatë vitit 2014 dhe në vazhdim dolën të dhënat e para për pazare ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit, lidhur me listën Srpska, pasi që nga Thaçi dhe të tjerë si ai, u tha se kishte siguruar votat e listës Srpska për ndryshime kushtetuese për transformimin e FSK-,Së në FA, gjoja të kushtëzuar me vazhdimin e vendeve të rezervuara, të cilat i kishte kundërshtuar LDK, por që doli të jetë një akuzë për të mbuluar pazarin që lista Srpska të japë votën për ndryshimet kushtetuese për kompetenca ekzekutive për Asociacionin dhe për një formacion ushtarak serb nën autoritetin e Asociacionin!

Lista Srpska ka ngulfatur demokracinë përfaqësuese të serbëve, dhe bashkë me grupet kriminale ka mbajtur dhe po mban nën sundim, duke injoruar interesat e tyre!

Në raport me LDK-në, ka një qasje të vazhdueshme serbe tepër negativiste që nga koha e pasluftës: Rada Trajkoviq bënte një lojë diversante ndaj LDK-së, duke e paraqitur atë dhe presidentin Rugova të afërt me serbët, kurse problematike i paraqiste ata që ajo i quante djem të luftës!

Në zgjedhjet e vitit 2001, POVRATAK, organizata politike serbe më krye me Rsda Trajkoviqin, pas fitores së madhe dhe solide, siç thoshte presidenti Rugova, të LDK-së, u rendit në krah të partive kundërshtarë të LDK-së, dhe që e konsideronin veten parti të dalë nga lufta dhe të gjitha së bashku, pamundësuan zgjedhjen e dr. Ibrahim Rugovës, president i Kosovës!

Qasja e tillë negativiste në raport me LDK-në dhe bashkëpunuese më partitë tjera, u dëshmua pas zgjedhjeve të vitit 2010 kur pa problem votuan Pacollin president dhe bënë koalicion me PDK-në.

Mirëpo, qasja e thellë e listës Srpska kundër LDK-së u pa qartë pas formimit të qeverisë së drejtuar nga LDK dhe sërishmi u bë më të tjerë kundër kësaj qeverie. Që nga janari i vitit 2015, lista Srpska në bashkërendim me autoritet e Serbisë filloi provokimet për të destabilizuar vendin si mënyrë për ta rrëzuar atë qeveri: në të njëjtën kohë, Aleksandër Jabllanovi1 do të lëshojë një fyerje të rëndë ndaj nënave gjakovare, kurse Aleksandër Vulin do ta krahasojë Gjakovën më qytetin sirian Raqqa, kurse Kosovën do ta krahasojë me Sirinë.

Situata e krijuar më pas ishte në buzë të shpërthimit të një konflikti ndërmjet policisë dhe grupeve kriminale që ishin përzier me qytetarët protestues. Duke parë këtë, shoqata e nënave nga Gjakova u tërhoq nga protestat.

Shkarkimi i Jabllanoviqit, ndërkaq ndikoi që ministrat serbë e më raste edhe grupi kuvendor serb të braktisin institucionet për të bllokuar funksionimin normal dhe miratimin e reformave dhe të atyre që quheshin vendime të.mëdha.

Në dhjetor 2016, për herë të parë një zyrtar i lartë shtetëror të Serbisë, Aleksandër Vulin hapur do të kërkojë rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga LDK.

Dhe kjo ndodhi kur të gjitha partitë tjera bashkë me listën Srpska dhe më organizatat politike të pakicave të tjera do të rikthejnë unitetin e tyre të fortë si më vitin 2001 kundër presidentit Rugova, dhe në mënyrë unanime do të votojnë pro mocionit kundër qeverisë së drejtuar nga LDK.

Ajo që do të ndodhë në seancën për votimin e qeverisë aktuale është e pashembullt dhe tepër poshtëruese: një koalicion politik do të presin në sallën e Kuvendit listën Srpska që të kthehej nga Beogradi ku kish shkuar për të marrë leje dhe detyra nga Vuçiqi, në mënyrë që të bëhen votat e mjaftueshme për të votuar qeverinë aktuale!

Edhr pse marrëdhëniet me qeverinë aktuale  duket se i ka problematike, megjithatë nuk duket se lista Srpska ka vullnet për ta rrëzuar atë. Së paku nuk la ndonjë urdhër publik nga zyrtarë të Serbisë për ta bërë këtë.

Edhe marrëdhëniet personale më drejtues të shtetit të Kosovës, duket se nuk i kanë problematike derisa janë evidentuar edhr takime ndërmjet tyre.

Mirëpo nuk janë vetëm këto arsyet se përse jo më listën Srpska, pasi që një arsye e rëndësishme është edhe karakteri i LDK-së si një lëvizje politike për liri, pavarësi, e demokraci, pra si lëvizje politike kombëtare shqiptare.

Edhe presidenti Rugova është kujdesur për marrëveshje brendashqiptare dhe ka pranuar edhe kompromise për hir të këtyre marrëveshjeve.

Kurse një situatë hipotetike që nuk do të përjashtohej në tërësinë e strategjisë diversive të Serbisë është edhe që lista Srpska të mos pranojë të bëhet pjesë e angazhimeve për rrëzimin e kësaj qeverie, ose që këtë angazhim ta kushtëzojë më kushte të rënda dhe të papranueshme për LDK-në dhe për vendin.

Ky do të ishte një situatë shumë kompromentuese për LDK-në dhe të kushtueshme edhe në zgjedhjet  që do të pasonin, por edhe në ashpërsimin e debateve të brendshme.